Qytetërim

Partneri i saj feston ditëlindjen, Fifi i kërkon falje publike

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi janë në një romancë prej gati më shumë se dy vitesh

E.K
Partneri i saj feston ditëlindjen, Fifi i kërkon falje publike
Fifi, Adis dhe djali i tyre

TIRANË- Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi është prej disa vitesh në një romancë me Adis Patushin.

Fifi në këtë ditë të rëndësishme për partnerin vjen me një urim në Instagramin e saj ku shkruan: ”Shumë urime për njeriun e jetës time. Më fal që nuk jam gruaja perfekte po për familjen tone të vogël, për ne, për ty unë do të bëj atë që s’bëhet. Të dua shumë o Babi i bebit tim”.

Çifti bashkë kanë një fëmijë, Theo Mal quhet djali i tyre i cili erdhi në jetë prillin e vitit të kaluar. 

Adisi ka edhe një djalë nga një martesë e mëparshme me modelen shqiptare, Adrola Dushin. Fifi nga ana tjetër po vazhdon me angazhimet në muzikë, për të qenë sa më afër fansave dhe publikut.

Poll

MOS HUMB