
GJERMANI- Merih Demiral, shënuesi i dy golave ndaj Austrisë, festoi dje me të ashtuquajturën "Përshëndetje ujku". Gjesti i tij është bërë viral, por edhe i shoqëruar me shumë kritika. Kjo pasi ky gjest përfaqëson një ideologji ekstremiste të krahut të djathtë. Konkretisht, "ujqërit gri" besojnë në epërsinë e "racës turke" dhe besojnë për bashkimin e të gjithë popujve turq në një shtet.
Megjithatë, Demiral nuk sheh ndonjë problem me gjestin e tij.

"Mënyra se si festova ka të bëjë me identitetin tim turk, prandaj e bëra këtë gjest. Kam parë njerëz në stadium me të njëjtin gjest. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur. Të gjithë jemi turq, jam shumë krenar që jam turk. Ky është thelbi i gjithçkaje. Thjesht doja të tregoja sa i lumtur jam, shpresoj të kem më shumë mundësi për ta shfaqur sërish këtë gjest,"– tha Demiral.
Por lumturia e ka një kufi! Demiral rrezikon pezullimin në ndeshjen kundër Holandës./ZËRI