Qytetërim

Fitorja e Turqisë kishte pak ‘Shqipëri’ brenda! Modelja në lot, bashkëshorti i saj shënoi dy gola

Merih Demiral ishte heroi i Turqisë mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që modelja Heidi Lushtaku ishte në shkallët e stadiumit për ta mbështetur

E.K
Fitorja e Turqisë kishte pak ‘Shqipëri’ brenda! Modelja
Merih Demiral dhe Heidi Lushtaku

GJERMANI- Merih Demiral ishte heroi i Turqisë mbrëmjen e djeshme, ndërsa dy golat e tij e dërguan në çerekfinale ekipin turk.

Padyshim që në tribunë nuk ka munguar tifozja më e zjarrtë e futbollistit turk, modelja shqiptare Heidi Lushtaku.

Demiral dhe Heidi Lushtaku u bënë prindër për herë të dytë rreth një muaj më parë.

Nuk dihet prej sa kohësh, futbollisti ka fituar zemrën e modeles shqiptare, por Heidi ruan një jetë relativisht private duke mos zbuluar deri tani asnjë detaj nga raporti i saj i dashurisë.

Në videot që ajo ka postuar në rrjetet sociale, shihet mjaft e emocionuar në tribunë.


/ZËRI 

Poll

MOS HUMB