FINLANDË- Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Finlandën, në ndeshjen e tretë të grupit C1 të UEFA Nations League. Sdida do të zhvillohet në orën 15:00, në “Helsinki Olympic Stadium”, dhe do të jetë ajo që do të përcaktojë kryesuesen e grupit dhe ecurinë e dy kombëtarave në Ligën e Kampionëve.
Teksa pak orë na ndajnë nga ndeshja, teksa mwsohet se trajneri i Kombëtares, Rolando Maran ka në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve. Kuqezinjtë synojnë një rezultat pozitiv, teksa fitorja do t’i jepte Shqipërisë një mundësi të rëndësishme për kryesuar grupin.
Megjithatë, përballë do të jetë Finlanda, një kundërshtar që pritet t’ua vështirësojë jo pak detyrën kuqezinjve. Edhe trajneri Maran e ka vlerësuar skuadrën nordike si një ekip të vështirë që nuk lë shumë hapësira në fushë.
Në rast fitoreje, Kombëtarja shqiptare do të hidhte një hap të madh drejt vendit të parë, ndërsa në rast barazimi do të ruante dhe kontrollonte pozicionin e saj.
Shqipëria dhe Finlanda janë përballur shtatë herë në histori, me bilancin 4 fitore për Finlandën, 2 për Shqipërinë dhe 1 barazim. Golavarazhi është 10-7 në favor të skuadrës nordike./ZËRI