Qytetërim

Skënder Gega trajneri i ri i Partizanit, ish-trajneri kampion rikthehet në shtëpi

Gega, siç mësohet, do të jetë pjesë e të kuqve për pjesen e mbetur te sezonit.

Redaksia Zëri
Skënder Gega trajneri i ri i Partizanit, ish-trajneri kampion rikthehet
Skënder Gega

TIRANË- Trajneri Skënder Gega rikthehet te Partizani. Njoftimin e dha dje zyrtarisht klubi i kuq, lidhur me zyrtarizimin e marrëveshjes së arritur mes trajnerit Skënder Gega dhe presidentit të Partizanit, Gazment Demi. Në praninë edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të klubit, Olsi Rama dhe të drejtorit sportiv, Arbër Abilaliajt, klubi prezantoi dje para ekipit trajnerin Gega.

Gega, siç mësohet, do të jetë pjesë e të kuqve për pjesen e mbetur te sezonit. Në rast paraqitjeje pozitive, kontrata mes palëve parasheh edhe mundësi rinovimi për sezonin e ardhshëm.

Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 - 2019. Më parë ai ka drejtuar 21-vjeçarët kuqezinj dhe Kukësin. Te Partizani tifozët e kuq kujtojnë përveçse titullin, 4-3-3-in e tij fiks dhe besimin e fortë te ai që u bë Ylli i Kombëtares 4 vjet më pas, Jasir Asani./ZËRI

Poll

MOS HUMB