
GJERMANI- Dje, u luajt ndeshja e parë e javës së njëzetë e shtatë të Bundesligës në futbollin gjerman. Me shumë mungesa të rëndësishme, në BayArena, Bajeri i Leverkusenit, i drejtuar nga Ksabi Alonsoja, ia doli megjithatë të fitojë 3-1.
Trepikëshi i djeshëm kalon presionin te Bajerni i Mynihut si timonier udhëheqës i kampionatit, që tani, përveçse i duhet të mendojë për Ligën e Kampioneve, duhet të mendojë edhe të rikthejë sërish 6 pikë nga 3 diferencën me kampionët në fuqi, 7 javë nga mbarimi i kampionatit.
Natan Tella, Terrier, Belosian, Hermozo, Tapsoba dhe Virtz ishin gjashtë mungesat e rëndësishme të djeshme. Skuadra e Alonsos, pavarësisht këtyre shtrëngimeve, ia doli të kalojë në avantazh e para.
Mesfushori Garsia shënoi golin e avantazhit në minutën e njëzet, pas një aksioni skuadre ku morën pjesë 5 lojtarë, Hinkapie, Xhaka, Tah dhe Palasios, që dha edhe pasimin e golit për Garsinë. Mesfushori Pazlak barazoi për Bochum-in, pasi shfrytëzoi një top të kthyer mbrapsht pas pritjes së portierit të Bajerit, Hradeckit, nga gjuajtja e fortë e Masurasit. 1-1.
Në minutën e gjashtëdhjetë, Aleks Garsia dërgon një top te Hinkapie, që shkon pranë fundores dhe sajon një asist të bukur për Bonifasin, i cili e shfrytëzon mirë, 2-1 për kampionët në fuqi.
Goli i tretë ishte një aksion tanimë familjar për Leverkusenin, një kundërsulm përmes zbritjes vertikale me shumë lojtarë në disa faza: Bonifasi e Xhaka kombinuan bukur dhe gjetën argjentinasin Palasios, që krijoi një asist të shkëlqyer për Amin Adlinë, i cili përballë Hornit vulosi takimin: 3-1. Leverkuseni i Alonsos e dominoi në këtë takim me kontroll topi dhe raste./ZËRI