Qytetërim

Skandale të reja për Diddy, publikohet fotoja duke mbajtur një pilulë teksa përqafon Kate Moss

Në foto, shihet Diddy, i cili po përqafon supermodelen Kate Moss, por në dorë ka një pilulë.

I.F
Skandale të reja për Diddy, publikohet fotoja duke mbajtur një
Kate Moss dhe Diddy

MIAMI- Një foto nga një festë e Sean “Diddy” Combs në vitin 1999 ka tronditur rrjetin. Në foto, shihet Diddy, i cili po përqafon supermodelen Kate Moss, por në dorë ka një pilulë. Fotoja në fjalë është bërë në festën e 40-vjetorit të agjentit të talenteve Paul Roëland në New York në vitin 1999 dhe reperi është duke mbajtur një pilulë teksa përqafon modelen e famshme. Diddy, i cili po përballet me akuza për krime seksuale, është fotografuar teksa ndodhet në Victor's Cafe, një restorant kuban dhe klub nate në Manhattan. Fotoja e publikuar ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat pyesin nëse Kate Moss ka qenë në dijeni të krimeve që ai dyshohet se ka kryer, ose nëse dhe ajo vetë ka qenë një viktimë e reperit.

Skandale të reja për Diddy, publikohet fotoja duke mbajtur një
Kate Moss dhe Diddy

Në kohën kur është shkrepur fotoja, Moss sapo ishte ndarë nga aktori Johnny Depp. Modelja njihej për jetën e saj të çmendur dhe përdorimin e drogës gjatë kulmit të karrierës dhe famës së saj, madje ajo foli në vitin 2022 për përdorimin e kokainës, por ka deklaruar se tashmë e ka lënë atë jetë pas.

Reperi ka pohuar disa vite më parë se ka kaluar disa netë “surreale” me Moss në Paris.

“Ndonjëherë isha ose në studio deri në 3 të mëngjesit, ose në Paris në shfaqjet e modës rrija deri në mëngjes me Naomi Campbell dhe Kate Moss. Këto kohë janë gjithmonë surreale. Më kujtohet një herë, sapo kisha bërë një xhirim për Vogue dhe më pas Kate, Naomi dhe unë sapo dolëm dhe bëmë diçka pak turistike dhe klishe. Ne shkuam dhe pimë shampanjë në Kullën Eifel dhe festuam atje vetëm ne të tre”, tha ai për Into The Gloss në 2015.

Reperi i njohur amerikan, Diddy është arrestuar që nga 16 shtatori në burgun famëkeq të Brooklyn. Mjedisi i burgut është cilësuar nga avokatët e tij si i ashpër, me probleme si mungesa e personelit dhe dhunë. Por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. Gjyqi ndaj tij për akuzat për abuzime seksuale dhe zhvatje është caktuar për në maj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB