Qytetërim

S'ka më vend për dyshime! Mozzik dhe vajza e deputetit shqiptar konfirmojnë lidhjen

Mozzik dhe Lotina duket se nuk duan aspak ta mohojnë dhe as ta fshehin

f.t
S'ka më vend për dyshime! Mozzik dhe vajza e deputetit shqiptar
Lotina Haziri dhe Mozzik

KOSOVË- Ditët e fundit reperi Mozzik ka qenë në qendër të mediave rozë, në lidhje me një romancë të re me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Aludimet kanë marë fund me një veprim të fundit nga reperi. Këtë e ka bërë publike vetë reperi me një foto në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar një vajzë, portretin e të cilës nuk e ka zbuluar.

Mozzik dhe Lotina duket se nuk duan aspak ta mohojnë dhe as ta fshehin, për mos të thënë që tashmë e kanë konfirmuar. Lotina ka publikuar një video teksa tregon duart e një mashkulli duke mos i zbuluar fytyrën, por nga tatuazhet duket që është Mozzik, sidomos nga ato në gishta ku shkruhet “Ziki”.

S'ka më vend për dyshime! Mozzik dhe vajza e deputetit shqiptar
POSTIMI

Si duket Mozzik ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi po shijon romancën e re./ZËRI

Poll

MOS HUMB