
KROACI- Teksa Europiani po afron, përveç ndeshjes, vëmendjen e marrin edhe tifozet seksi. Një prej tyre e cila u bë një persoanzh i njohur gjatë botërorit është Ivana Knoll. Ajo është një tifoze e flaktë e Kroacisë, e bërë e famshme nga format e saj. Sa herë që kombëtarja e saj do të luaj në një kompeticion madhor, ajo do të jetë aty, në tribuna e veshur me ngjyrat e përfaqësueses së saj.
Knoll u bë e famshme gjatë Botërorit së Rusisë 2018, ku fotot e saj “hot” bënë gjiron e rrjetit. Pikërisht për këtë gjë shprehet se u nda nga i dashuri i saj që ishte e lidhur për rreth 10 vite:
“Kisha një të dashur që ishim në një lidhje 10-vjeçare. Tani jam ndarë nga ai. Jam “single” për momentin por nuk jam duke kërkuar për një të ri”, përfundoi kroatja.

Ivana Knoll do të jetë prezent edhe gjatë EURO 2024, ku mos të harrojmë që Kroacia do të përballet kundër Kombëtares tonë në takimin e dytë të Grupit B. /ZËRI