Qytetërim

S'ka fitues deri tani në Dyseldorf! Franca po vuan kundër Belgjikës, pjesa e parë mbyllet pa gola

Përballja mes tyre është e 76-ta në histori, me Belgjikën që ka regjistruar 30 fitore, kundrejt 26 të francezëve. 19 ndeshje mes tyre janë mbyllur në barazim, teksa 162 gola janë shënuar nga belgët dhe vetëm 131 nga "Gjelat".

k.m.
S'ka fitues deri tani në Dyseldorf! Franca po vuan kundër
Pamje nga ndeshja

GJERMANI- Franca dhe Belgjika po luftojnë për një vend në në çerekfinale, por në pjesën e parë të ndeshjes kanë munguar golat. Të dyja portat janë të paprekura, duke bërë që 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-0. Përballja mes tyre është e 76-ta në histori, me Belgjikën që ka regjistruar 30 fitore, kundrejt 26 të francezëve. 19 ndeshje mes tyre janë mbyllur në barazim, teksa 162 gola janë shënuar nga belgët dhe vetëm 131 nga "Gjelat".

Në këtë Kampionat Europian, Franca e mbylli Grupin D në vendin e dytë, teksa Belgjika kaloi në çerekfinale po si e dyta, por në Grupin E. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajnë me Portugalinë ose Slloveninë në çerekfinalen e Hamburg më 5 korrik./ZËRI

Poll

MOS HUMB