Qytetërim

Mbappe: Të luash me maskë është tmerri absolut, jam shënjestruar nga kundërshtarët

Kylian Mbappe foli për ndeshjen kundër Belgjikës por gazetarët u shqetësuan më shumë për maskën e tij për të cilën tha se u jep tmerr kundërshtarëve.

E.K
Mbappe: Të luash me maskë është tmerri absolut, jam
Kylian Mbappe

Kombëtarja franceze nuk ka bindur me paraqitjet e deritanishme e as Kylian Mbappe. Francezi shënoi golin e tij të parë në historinë e Euros, por më pas pësoi një dëmtim në hundë dhe detyrohet të luajë me maskë në ndeshje. Francezët janë në grup, por nëse nuk luajnë mirë kundër belgëve mund të kenë fatin e Italisë.

Kylian Mbappe foli për ndeshjen kundër Belgjikës por gazetarët u shqetësuan më shumë për maskën e tij për të cilën tha se u jep tmerr kundërshtarëve.

“Është tmerri absolut të luash me një maskë mbrojtëse, është e mërzitshme dhe mezi pres ta heq atë sa më shpejt të jetë e mundur. Më duhej ta ndërroja sepse sa herë që diçka nuk shkonte me maskën.

“Më kufizon shikimin dhe më krijon probleme me djersën në ballë”, tha ai fillimisht dhe vazhdoi:

“Ndjehem sikur jam i ftuar në Euro 2024 si një anëtar VIP dhe i shoh lojtarët në fushë në 3D. Kur thyen hundën dhe nuk operohesh, bëhesh objektiv.

E dija se çfarë do të kaloja, por jam gati të jap gjithçka për fanellën”./ZËRI

Poll

MOS HUMB