
TIRANË- Modelja Adrola Dushi dhe reperi Trim Ademi, i njohur me emrin e artit si Capital T janë një nga çiftet e showbizi-t shqiptar. Edhe pse lidhja e tyre nuk është pranuar hapur nga dyshja, fotot e dedikimet për njëri-tjetrin i kalojnë limitet e një shoqërie. Së fundmi modelja është surprizuar në emisionin 'S'e luan topi', me një tufë me trëndafila të bardhë.
“Një tufë me trëndafila të bardhë nga mashkulli yt i zemrës”,-shkruhej në letrën vendosur mes trëndafilave.
Në një sekuencë Adrola dëgjohet të shprehet se: Mund ta them se ai është mashkulli më i bukur shqiptar.
Të njëjtën frazë e kemi dëgjuar edhe nga këngëtari në mars të këtij viti, ku pranoi se është i përfshirë në një lidhje dashurie dhe të dashurën e tij e cilësoi si “më e bukura në botë”./ZËRI