Qytetërim

Austria lë me 0 pikë Poloninë, fiton bindshëm me tre gola

Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Rangnick, që kaloi në avantazh që në minutën e 9’ me Trauner, por barazimi erdhi vetëm në minutën e 30’ nga Piatek.

f.t
Austria lë me 0 pikë Poloninë, fiton bindshëm me tre gola
ndeshja

GJERMANI- Në "Olimpiastadion" Austria fitoi 1-3 kundër Polonisë, duke i shkaktuar polakëve humbjen e dytë në kaq ndeshje.  Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Rangnick, që kaloi në avantazh që në minutën e 9’ me Trauner, por barazimi erdhi vetëm në minutën e 30’ nga Piatek.

Pjesa e dytë foli vetëm për austriakët, të cilët kaluan sërish në avantazh me Baumgartner në minutën e 66’ të takimit, ndërsa Arnautovic ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 78’.

REZULTATI:

POLONI 1-3 AUSTRI

Piatek 30′ / Trauner 9′, Baumgartner 66′, Arnautovic (P) 78′

Fale këtij rezultati, Austria mbetet në vendin e 3-të, por kësaj here me tre pikë, teksa ka goxha mundësi për të kaluar në raundin tjetër të Kampionatit Evropian, ndërsa komplet e kundërta është për Poloninë, e cila ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë. Sa i përket sfidave të fundit, të fazës së grupeve, Austria do të përballet me Holandën, ndërsa Polonia me Francën. 

Poll

MOS HUMB