
Epik ishte reagimi i mbretit Filipe të Spanjës kur mësoi moshën e Lamin Yamal. Asi i Barcelonës dhe Spanjës ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e Euro 2024 kundër Italisë, ku iberianët fituan për të kaluar në fazën tjetër. Pas ndeshjes Mbreti i Spanjës zbriti në dhomën e zhveshjes për të folur dhe përgëzuar lojtarët dhe kur qëndroi përballë Yamal e pyeti për moshën.
I riu u përgjigj se ai është 16 vjeç dhe Mbreti ...mbeti i habitur! Lavin Yamal i cili është me origjinë nga Maroku dhe Guinea Ekuatoriale, por që luan në Barcelonë që kur ishte fëmijë, lindi më 13 korrik 2007 në Barcelonë./ZËRI