Qytetërim

Shqipëria e dyta për moshën më të re në Evropë

Sipas statistikave, mosha mesatare në Shqipëri është 36 vjeç

I.F
Shqipëria e dyta për moshën më të re në
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria renditet e dyta në Evropë si një nga vendet me popullsinë me moshë më të re. Vendin e parë e mban Kosova. Sipas statistikave, mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri është 36 vjeç dhe në Kosovë është 32 vjeç. Në vendin e tretë renditet Islanda.

Ndërsa vendi për moshën më të re të popullsisë në botë është Nigera, 15 vjeç, dhe ndiqet nga Uganda dhe Angola. Ndërsa në Lindjen e Mesme dhe në Azi mosha mesatare e popullsisë varion midis 20 dhe 22 vjeç në Palestinë, Jemen dhe Irak. Po sipas të njëjtit raport, Japonia, Italia, Spanja dhe Gjermania janë vendet me popullsinë më të vjetër në botë, me moshën mesatare 50 vjeç.

Shqipëria e dyta për moshën më të re në
VENDET ME POPULLSINË MË TË RE

Kjo pasqyron një univers paralel me vendet më të varfra të cilët kanë popullsinë më të re. 21 vendet, të cilët mbajën fronin për moshën më të re, janë ato të cilët po përballen me kërcënime të shumta si, varfëria, uria e bukës, papunësia, emigracioni, martesat në moshën më të re dhe luftërat civile që kanë shpërthyer./ZËRI

Poll

MOS HUMB