Qytetërim

Alvaro Morata ndahet pas 7 vitesh martesë me Campelo, mohojnë thashethemet për një "të tretë"

Kampioni spanjoll i Evropës dhe partnerja e tij e shpallën vendimin e tyre të ndarjes në rrjetet sociale.

k.m.
Alvaro Morata ndahet pas 7 vitesh martesë me Campelo, mohojnë
Alvaro Morata dhe Alice Campello

SPANJË- Bombë për çiftin Alvaro Morata dhe Alice Campello. Kampioni i Europës me kombëtaren spanjolle dhe partnerja e tij vendosën të ndahen dhe lajmin e zbuluan në rrjetet sociale. Në Itali u ndezën skenarët për një person të tretë në lidhjen e tyre, por Alice Campello mohoi gjithUka. Ata theksojnë se kanë pasur grindje dhe nuk kanë dashur që lidhja e tyre të bëhet toksike. Alvaro Morata dhe Alice Campello kanë qenë çift për 8 vitet e fundit dhe u martuan në vitin 2017.

Alvaro Morata ndahet pas 7 vitesh martesë me Campelo, mohojnë
Alvaro Morata dhe Alice Campello

Ata janë prindër të katër fëmijëve, tre djem dhe një vajzë që lindi në vitin 2023. Alice, e cila është një biznesmene ndoqi Alvaron që luajti për vite në Spanjë dhe tani që lojtari u transferua në Milano, ata u ndanë.

“Pas shumë mendimeve, Alice dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ishte një marrëdhënie e mrekullueshme respekti reciprok, ku njëri e donte dhe e ndihmonte shumë tjetrin. Rezultati i këtyre viteve shumë të bukura ishin katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Vendimi ynë ishte i dhimbshëm dhe kërkojmë respektin tuaj dhe ju lutemi mos shpikni skenarë të ndryshëm. Nuk ka munguar asnjëherë respekti, vetëm mosmarrëveshjet që gërryen ngadalë marrëdhënien tonë. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, tha Morata.

Alvaro Morata ndahet pas 7 vitesh martesë me Campelo, mohojnë

Gruaja e tij 29-vjeçare tha në rrjetet sociale: Dua ta bëj të qartë se nuk kishte asnjë palë të tretë, asnjë mosrespekt nga asnjëra anë. Në këto tetë vite kam pasur në krah një njeri që nuk kishte asgjë mbi mua si prioritet dhe nuk do të lejoj askënd të përhapë thashetheme të pabaza. Dua të falënderoj Alvaron për gjithçka që bëri për mua, për bashkëshortin dhe babanë që ishte dhe i uroj më të mirat përgjithmonë.

Alvaro Morata ndahet pas 7 vitesh martesë me Campelo, mohojnë

Vendimi për ndarjen ishte i papritur pasi të dy pushuan me miqtë dhe familjen e tyre të madhe në ishuj pas fitores së "Euro 2024" dhe askush nuk e priste këtë zhvillim. Kapiteni i kombëtares spanjolle dhe partnerja e tij postonin vazhdimisht foto “hot” në rrjetet sociale për të treguar dashurinë e tyre. Campello nuk i ka fshirë nga rrjetet sociale fotot me Moratën por në Instagram nuk shkruan më Campello - Morata por tani mban vetëm mbiemrin e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB