
TIRANË- Kënga Magjike 2024 do të nisë për pak muaj, por duket se punët janë vendosur në "vijë'' edhe pse në sezon vere. Producenti dhe moderatori i festivalit, Ardit Gjebrea ka zgjedhur edhe jurinë. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale ku po bisedon me një prej anëtarëve të jurisë. Ai nuk e ka zbuluar fytyrën sepse ka filmuar vetëm reflektimin e tij në xham ndërsa bisedon me të. Nga zëri dhe pamja është zbuluar se bëhet fjalë për gazetarin Andi Vrapi.
“Sapo e mbylla edhe me një tjetër anëtar jurie për Kënga Magjike 2024. U surprizua nga propozimi, por unë e di që është zgjedhja e duhur!,”-shkruan Arditi mbi foton e postuar në rrjetet e tij sociale.
Gjatë bisedës, anëtari i jurisë thotë se ka miqësi me disa prej këngëtarëve, por s’do të ndikojë në mendimet dhe vlerësimet e tij.
Biseda mes tyre:
-Je i lumtur?
-Oh, qielli në kokë!
-Si do të jesh si anëtar jurie?
-Besoj se shumë kontravers, shumë do të më urrejnë, por shumë do të më duan.
-Ke të njohur nga anëtarët që marrin pjesë, aq sa di?
-Fatkeqësisht po.
-Si do t’i vlerësosh?
-Kjo mbetet për t’u parë pastaj.
-Nëse të mërziten çfarë do të bësh?
-So ëhat? (Edhe çfarë?)
-Po mirë se erdhe në jurinë e Kënga Magjike 2024!
-Mirë se ju gjeta! T’ju kisha sjellë ndonjë komposto, ndonjë gjë…
Epo, urime!/ZËRI