
SHBA- Aktori i 'Scarface', Ángel Salazar është gjetur i vdekur në moshën 68-vjeçare. Shoqja e ngushtë e aktorit, Ann Wingsong i tha TMZ se aktori vdiq në gjumë teksa qëndronte në shtëpinë e një miku të tij, në Brooklyn, Nju Jork.
Ai luajti 'Chi Chi' në filmin ikonik të gangsterëve 'Scarface'. Chi Chi ishte ndihmësi i personazhit kryesor të Al Pacino-s, Tony Montana.

Shkaku zyrtar i vdekjes së Salazar nuk është zbuluar, por Wingsong pohoi se ai kishte vuajtur më parë nga probleme të vazhdueshme të zemrës.
Gjatë karrierës së tij, Salazar gjithashtu punoi me megayllin e Hollivudit Tom Hanks në dramën komedike të vitit 1998 Punchline, dhe më pas u bashkua me Al Pacinon edhe një herë për dramën e krimit të vitit 1993, Carlito's Way. Para vdekjes së tij, Salazar nuk ishte tërhequr ende nga aktrimi dhe ishte përfshirë në xhirimet e një tjetër filmi. Filmi i fundit që ai po xhironte titullohej Premiera e Brooklyn nga regjisori Eric Spade Rivas./ZËRI