
TIRANË- Shqipëri! Kjo ishte shenja juaj për të prerë një biletë që do t’u sjellë në aeroportin “Nënë Teresa” për të vizituar thesarin e Ballkanit…vendin ku do të gjeni ujëra të kristalta, male mbresëlënëse, traditë, histori…dhe shumë lirë. Akoma nuk e keni marrë avionin? Për të gjithë ju që ende po prisni biletën, ZËRI ka përzgjedhur për ju një listë vendesh që nuk duhet t’i lini pa vizituar. Fillimisht do të zbrisni në Tiranë, një qytet që i ka të gjitha. Nga shtëpitë historike, tek ndërtesat plot mister të epokës komuniste, tek qiellgërvishtëset. Por në Shqipëri ka më shumë se kaq. Ja lista me 8 vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri.
Shkodra
Gjendet në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Shkodra është ndër qytetet më të mëdha në Shqipëri. Ajo ka një histori të gjatë të pushtimeve dhe betejave. Rrënojat e Kalasë së Rozafës janë një nga atraksionet tërheqëse të rëndësishme në këtë qytet. Qyteti ka një kulturë unike që e trashëgon brez pas brezi.
Gjirokastra
Ky qytet është në pjesë jugore të Shqipërisë dhe është i mbrojtur nga UNESCO si vend i trashëgimisë kulturore. Kjo për shkak të stilit të veçantë arkitektonik që portretizon ndërtesat. Ky dizajn është i njohur si stil i arkitekturës ballkanike dhe krijohet nga shtëpi të vogla që formojnë kështjella. Gurët ndihmojnë në ruajtjen e temperaturave optimale në shtëpi dhe janë një atraksion tërheqës edhe sot për turistët. Po ashtu, në Gjirokatër ka atraksione kulturore si teatro, kisha dhe muze.
Apollonia
E quajtur kështu për nder të Zotit Apollon, Apolonia ishte një nga qytetet më të rëndësishme të kohës prehistorike. Rrënojat këtu janë shumë mbresëlënëse dhe tregojnë se sa i lavdishëm dhe origjinal ka qenë dikur ky qytet. Disa nga atraksionet janë teatrot, tempujt, bibliotekat dhe ndërtesat e tjera. Ky vend është mbresëlënës dhe ofron një pamje të mrekullueshme në të gjithë zonën.
Berati
I vendosur në qendër të Shqipërisë, në lumin Osum, Berati u ndërtua si një kështjellë e lavdishme mbi një kodër. Ju mund të gjeni kështjellën e lashtë origjinale në këtë kodër e quajtur Kalaja. Kështjella e madhe përmban një distrikt të plotë me shumë xhami dhe kisha, që ia vlen vërtet ta vizitosh. Një tipar i rëndësishëm i Beratit është se shtëpitë në këtë zonë kanë dritare të mëdha. Fshatrat e vegjël që ndodhen përreth janë një veçori tjetër, të cilat mund t’i vizitoni vetëm në një ditë udhëtim.
Dhërmiu
Për adhuruesit e detit, zhytja në Dhërmi shijon shumë. Përveçse në plazh, nuk gjeni vend më të mirë për të ‘mundur’ temperaturat e Shqipërisë. Me plazhe idilike, bare në modë dhe pamje që mund t’ju bëjnë të mos dëshironi të largoheni kurrë, Dhërmiu është një pikë e nxehtë për brezat e rinj që kërkojnë festat dhe atmosferat më të mira të verës.
Porto Palermo – Destinacioni më i nënvlerësuar i Rivierës
Porto Palermo është një destinacion unik udhëtimi për shkak të kështjellës së tij në formë trekëndëshi. Jo vetëm që kështjella e Porto Palermos është një arsye e shkëlqyer për të ndaluar, por ka edhe disa nga plazhet më të bukura paqësore. Është një vend i shkëlqyer për një vend kampingu përgjatë bregdetit.
Mjafton besoj, me biletën në xhep, tani shihemi në TIA!/ZËRI