GJERMANI- Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B, të Euro 2024, mbrëmjen e 24 qershorit, dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024". Pas kësaj reagime të shumta kanë ardhur prej personazheve të njohur të cilët pavarësisht rezultatit mbështetën deri në fund kombëtaren.
Një reagim ka ardhur edhe nga një prej lojëtarëve të Kombëtares. Armando Broja nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, falenderon të gjithë mbështetësit dhe iu kërkon falje që nuk mundën të jepnin më shumë.
“Më falni që nuk ju dhamë më shumë, ju meritonit më shumë! Faleminderit të gjithë tifozët Kuq e Zi!”-shkruan ai.

Ndërkohë në intervistën për mediat, Broja është shprehur se do të donte që të kishte pasur mundësi që të luante më shumë minuta në fushë, por megjithatë ai respekton vendimet e trajnerit. Në ato pak minuta që u aktivizua përballë Spanjës, Broja pati disa shanse të mira për shënim, ndërsa tifozët në tribuna thërrisnin emrin e tij./ZËRI