
ITALI- 'Hirushja' e Euro 2024, kështu e cilëson Calciomercato në Itali kombëtaren shqiptare dhe atë gjeorgjiane në Euro 2024. Të ndodhur në Grupin B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, kuqezinjtë e Sylvinhos kërkojnë të lënë shenjë në një grup "ferri". Calciomercato.com shton se pjesa dërrmuese e lojtarëve të Shqipërisë kanë dalë nga Serie A dhe B, teksa janë rrezik për Italinë.
Ndërkohë Kombëtarja italiane me në krye trajnerin Luçiano Spaleti ka publikuar listën përfundimtare të lojtarëve që do të grumbullohen në Gjermani për Kampionatin Europian 2024. Lista përfundimtare me 26 lojtarë, nuk përfshin brenda saj disa emra duke përmendur edhe këtu edhe 2 lojtarë që nuk kanë pasur mundësi grumbullimi për shkak të dëmtimeve. Prevedel, Riçi dhe Orsolini janë lënë jashtë nga Spaleti, ndërsa emra të tjerë si Açerbi apo Skalvini janë detyruar ta lënë grumbullimin për shkak dëmtimesh.
LISTA E PLOTË:
PORTIERË: Donaruma, Meret, Vikario
MBROJTËS: Bastoni, Belanova, Bonxhorno, Calafiori, Kambiaso, Darmian, Di Lorenzo, Dimarko, Gati, Mançini
MESFUSHORË: Barela, Krsitante, Faxholi, Folorunsho, Fratezi, Zhorzhinjo, Pelegrini
SULMUES: Kieza, El Sharaui, Raspadori, Retegiu, Skamaka, Zakanji
Kujtojmë se kuqezinjtë e nisin aventurën më 15 qershor kundër Italisë, për të vijuar më pas më 19 qershor kundër Kroacisë dhe më 24 qershor kundër Spanjës.