Qytetërim

Zhgënjyese! “You’re beautiful”, flet për drogë e përndjekje

James Blunt ka zbuluar historinë e vërtetë pas baladës më të njohur që të gjithë menduan se ishte thjesht një histori dashurie.

k.m.
Zhgënjyese! “You’re beautiful”, flet për drogë
James Blunt

SHBA- Në vitin 2004, James Blunt publikoi një këngë që do të zinte rrënjë në radio dhe më vonë në platformat online, për gati 20 vjet. “You’re beautiful” u bë një nga këngët më romantike në botë, me një histori dashurie që karakterizonte Blunt si një person “romantik”. Por në fakt historia e vërtetë pas baladës më të njohur që të gjithë menduan se ishte thjesht një histori dashurie, qëndron shumë ndryshe. Teksa të gjithë e kërkojnë baladën të vendoset në një propozim martese, kërcimin e tyre të parë si të porsamartuar apo një darkë romantike, pas sa fshihet një histori e trishtë.

"Un nuk jam romantik. "You're beautiful" nuk është një këngë romantike. Bëhet fjalë për një djalë që është nën efektin e drogës... . Aty po përndjek të dashurën e dikujt tjetër derisa i del përpara. Ky djalë normalisht duhet të çohet në një spital psikiatrik ose burg”, -tha ai gjatë një interviste në 2017.

Në një dalje publike më vonë në 2022 Blunt u rikthye me të njëjtën histori, vetëm se këtë herë ai pranoi se djali në metro nuk ishte askush tjetër përveç tij dhe se tekstin e “You’re beautiful” i shkroi në vetëm dy minuta. 

“Jam unë që shikoj të dashurën e dikujt tjetër në metro teksa masturboj”, kishte thënë ai, duke shkaktuar bujë në rrjetet sociale. Blunt donte të provonte se është “i lirë”, por rrëfimi i tij pati efekt të kundërtën. Nga rapsodia e dashurisë, ai rrezikoi të bëhej stalker (përndjekës), fanatik i skenës muzikore botërore. 

Në 2004, pavarësisht hiteve që kishte bërë para dhe pas, Blunt nuk kishte shkruar një këngë më të suksesshme. Ai arriti në numrin 1 në Billboard Hot 100, në SHBA, Kanada, Australi dhe disa vende evropiane.

Poll

MOS HUMB