Qytetërim

Will Smith, gay? Ish-asistentja: Kreu marrëdhënie me Dwayne Martin

Bilaal tha se e kishte gjetur çiftin në momente intime në dhomën e zhveshjes së Martinit.

k.m.
Will Smith, gay? Ish-asistentja: Kreu marrëdhënie me Dwayne Martin
Will Smith dhe Dwayne Martin

SHBA- Will Smith është bërë sërish temë e lajmeve, por këtë herë një thashethem shokues po qarkullon në rrjet. Ish-asistenti i Will Smith, vëllai Bilaal, ka pretenduar se ai dikur e kapi aktorin duke kryer marrëdhënie seksuale me aktorin e White Men't Can't Jump, Dwayne Martin. Bilaal tha se e kishte gjetur çiftin në momente intime në dhomën e zhveshjes së Martinit.

"Unë hapa derën e dhomës së zhveshjes së Dwayne dhe atëherë pashë Dwayne duke bërë seks me Will. Kishte një divan dhe Will ishte ulur në divan,"-deklaroi Bilaal.

Nga ana tjetër, aktori Will Smith ka hedhur poshtë akuzat për një lidhje Dwayne Martin. Një zëdhënës i aktorit mohoi pretendimet, duke i etiketuar ato si tërësisht të rreme dhe të sajuar. Duke folur për TMZ, përfaqësuesi pohoi, "Kjo histori është tërësisht e sajuar dhe pretendimi është pa mëdyshje i rremë".

Martin dhe Smith u takuan gjatë xhirimeve të "The Fresh Prince of Bel Air" kur Martin u shfaq në një episod, dhe ata kanë qenë miq që atëherë. Pretendimet e ish-asistentit vijnë pak pasi Jada Pinkett Smith zbuloi se është ndarë nga Will Smith prej 7 vitesh. Aktorja 52-vjeçare ishte e martuar me ish-yllin e “Fresh Prince of Bel-Air” që nga viti 1997. Nga martesa e tyre ata patën dy fëmijë Jaden dhe Willow Smith.

Poll

MOS HUMB