Qytetërim

Himni izraelit u vërshëllye në Kosovë, UEFA nis hetimet

UEFA ka hapur një hetim, pas vërshëllimit të himnit izraelit, përpara nisjes së sfidës Kosovë-Izrael.

D.XH
Himni izraelit u vërshëllye në Kosovë, UEFA nis hetimet
Ndeshja Kosove-Izrael

PRISHTINË - Kombëtarja izraelite e futbollit ka luajtur të dielën ndeshjen e saj të parë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, duke humbur 1-0 kundër Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Gjatë himnit kombëtar të Izraelit para zhvillimit të ndeshjes, disa tifozë të pranishëm në Kosovë u shfaqën duke bërtitur dhe fishkëllyer, sipas videove që qarkullonin në mediat sociale.

UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian, i tha CNN në një deklaratë, se janë hapur procedurat displinore, në lidhje me ‘trazirat’ gjatë luajtjes së himnit kombëtar izraelit.

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë. CNN ka kontaktuar Federatën e Futbollit të Izraelit për koment. Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, por u shty pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme.

Goditja e fuqishme e Milot Rashicës pak para pjesës së parë i dha Kosovës fitoren, në një sfidë që u luajt në kushte me baltë dhe shi në stadiumin e qytetit të Prishtinës.

Rezultati bën që Kosova të kalojë në 10 pikë në renditjen e Grupit I, një pikë prapa Izraelit në vendin e tretë. Dy skuadrat më të mira të grupit, aktualisht Rumania dhe Zvicra, do të kualifikohen automatikisht në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm në Gjermani./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB