
ZVICËR – Ndeshja ndërmjet Bazelit dhe Grasshoppers ishte një sfidë e fortë, teksa përfundoi me rezultatin 0:1 për miqtë. Mirëpo, kjo nuk ishte ndeshje e mirë për shqiptarin Taulant Xhaka.
Ai ka ndërhyrë në mënyrë horror ndaj kundërshtarit, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Xhaka luajti vetëm 18 minuta të sfidës. Pasi Xhaka la fushën e lojës, Bazeli u detyrua të luajë me 10 futbollistë.
Taulant Xhaka ndëshkohet kështu për herë të 7 në karrierë me karton të kuq. Xhaka u bë subjekt edhe i Komisionit të Disiplinës nga ana e Superligës së Zvicrës. Komisioni vendosi që ta dënojë me pezullim në 2 ndeshjet e ardhshme. Bazeli është në vendin e 11 të kampionatit zviceran./ZËRI/