Qytetërim

Çfarë do ndodhë? Armando Broja tek Strasbourg?

Armando Broja pritet që të shkojë tek Strasbourg në Francë, në formë huazimi.

D.XH
Çfarë do ndodhë? Armando Broja tek Strasbourg?
Armando Broja

FRANCË – Sulmuesi shqiptar Armando Broja u aktivizua si titullar në ndeshjen e Chelseas përballë Evertonit. Mirëpo, ai nuk arriti të lërë shumë gjurmë në këtë sfidë dhe u zëvendësua në minutën e 67 të ndeshjes.

Ndërsa i afrohemi merkatos së janarit, emri i Brojës po përflitet se mund të lihet i lirë, në formë huazimi. Këtë herë në sfond ka dalë një skuadër franceze dhe bëhet fjalë për Strasbourg.

Ekipi që luan në Ligue 1 në Francë është interesuar për bomberin kuq e zi. Por, nuk dihet nëse Chelsea do ta lërë të lirë futbollistin e Shqipërisë, pasi ka nevojë për përforcim në repartin sulmues. Disa ekipe të tjera u përfolën se mund të marrin shërbimet e Brojës, por ende nuk ka diçka konkrete.

Armando Broja nuk ka shfaqur një formë tepër të mirë kohët e fundit. Kjo është ndikuar edhe nga fakti se ai pësoi një lëndim në fillim të sezonit. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB