Qytetërim

Elsa Lila fituese e paracaktuar? Bojken Lako iu përgjigjet akuzave për Festivalin

Sipas drejtorit artistik Bojken Lako, largimet nga Festivali të këngëtarëve kanë qenë për arsye personale

E.K
Elsa Lila fituese e paracaktuar? Bojken Lako iu përgjigjet akuzave për
Bojken Lako flet per festivalin

TIRANË- Kur na ndajnë pothuajse dy javë nga Festivali i Këngës në RTSH, organizatorët janë përballur vazhdimisht me akuza se fituesi është i përcaktuar, dhe këtu i referohen këngtëtares Elsa Lila. Ky thashethem është përforcuar me disa largime të bujshme nga gara, duke nisur me këngëtaret Samanta Karavella e Kejsi Tola, e së fundi dhe Sardi Strugaj.

Në lidhje me këto akuza ka folur dhe drejtori artisitik i Festivalit, Bojken Lako, i cili tha se largimet e këngëtarëve nga gara, janë bërë për arsye personale të këngëtarëve.

“Tërheqja e artistëve është diçka personale. Rregullorja vjet ka qenë edhe më strikte. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kemi lejuar deri në 2 performues në skenë. Arsyet e tjera janë krejt personale. Këtë vit do të kemi 6 çmime. Nuk i japim rëndësi shoë-t, por muzikës dhe orkestrës.Duam t’i japim rëndësi tekstit dhe muzikës”, tha ai në emisionin e Ermal Peçit. 

Ndërsa hodhi poshtë thashethemet se Festivali i Këngës është i shitur dhe se Elsa Lila është fituese e përcaktuar.

“Juria ka 11 anëtarë. Si mundet që të bien dakord të gjithë anëtarët e jurisë paraprakisht për fituesin? Ato që përfliten janë thjesht lajme për portale që të klikohen”, tha ai.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB