Qytetërim

Xhemi Shehu e imiton në Portokalli, Valbona Selimllari: Nuk më pëlqen

E pyetur në “Fun Club” për imitimin e Xhemi Shehut në Portokall si pjesëtare e jurisë në ‘Dancing with the Stars’, Valbona u përgjigj prerë se nuk e kishte ndjekur fare emisionin e humorit.

k.m.
Xhemi Shehu e imiton në Portokalli, Valbona Selimllari: Nuk më
Xhemi Shehu dhe Valbona Selimllari

TIRANË- Valbona Selimllari nuk e ka pritur fort mirë imitimin që i bëhet nga moderatorja Xhemi Shehu. Dhe madje as nuk e ka fshehur! E pyetur në “Fun Club” për imitimin e Xhemi Shehut në Portokall si pjesëtare e jurisë në ‘Dancing with the Stars’, Valbona u përgjigj prerë se nuk e kishte ndjekur fare emisionin e humorit. Por megjithatë la të kuptohej se imitimin e saj e kishte parë, e madje me detaje për të nxjerrë pikat që nuk i pëlqenin. 

“Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë… për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare.

E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer. Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka. Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur,”-tha ajo. 

Por pavarësisht indinjatës, sërish nuk ka ardhur asnjë reagim nga Xhemi Shehu./ZËRI

Poll

MOS HUMB