
SPANJË- Shakira ka arritur marrëveshje me gjykatën e Barcelonës për evazionin fiskal. Duke u deklaruar fajtore për evazion fiskal, Shakira ka kryer "manorva" për t'ju shmangur burgut dhe i kërkohet të paguajë 7.3 milionë euro si gjobë ndaj shtetit.
Ajo akuzohej për evazion fiskal dhe përballej me 8 vjet e 2 muaj burg, e po ashtu me një gjobë prej 23.8 milionë euro. Megjithatë, pas marrëveshjes së sotme me prokurorinë, dënimi i saj u ul në tre vjet burg (gjashtë muaj për secilën nga gjashtë veprat penale) dhe një gjobë prej 7.3 milionë eurosh për mashtrimin e shtetit përgjatë viteve 2012 dhe 2014.
Në një deklaratë ajo u shpreh “e pafajshme”, por arsyetoi marrëveshjen e bërë me shtetin.
“Më duhet të zgjedh betejat e mia dhe gjëja më e rëndësishme për mua tani është të bëj gjithçka në mënyrë që fëmijët e mi të jetojnë një jetë të qetë dhe të fokusohen në atë që është me të vërtetë e rëndësishme,”- thotë ai në deklaratë.
Edhe pse u dënua, Shakira i ka kthyer tashmë 14.5 milionët e kërkuara nga organet tatimore spanjolle dhe 3 milionë të tjera si interes, për këtë arsye Prokuroria aplikoi vendimin lehtësues për uljen e dënimit./Zëri.ai