Qytetërim

Ndeshja me Ishujt Faroe, Silvinjo pritet të bëjë 6 ndryshime në formacion

Silvinjo pritet që t’iu besojë 6 lojtarëve të rinj gjatë ditës së sotme

E.K
Ndeshja me Ishujt Faroe, Silvinjo pritet të bëjë 6 ndryshime
Kombetarja shqiptare e futbollit

TIRANË- Ndeshja e sotme që do të luhet në Air Albania, pritet që të kthehet në një festë për kombëtaren kuqezi, pasi në rast të një fitoreje të mundshme me Ishujt Faroe, do t'i rendiste ata të parët në grupin E. Përveç kësaj Kombëtarja Shqiptare do të thyente dhe rekordin e pikëve të grumbulluara për kualifikueset e një kompeticioni europian. Gjatë ndeshjes së sotme, në stadium do të performojë edhe këngëtarja Juliana Pasha me disa këngë patriotike dhe Ansambli Kombëtar.

Federata Shqiptare e Futbollit iu ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm sa më herët në Air Albania, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata në portat e stadiumit. Ndërkohë që një sërë rrugësh në Tiranë do të jenë të bllokuara gjatë padites së sotme, për mbarëvajtjen e ndeshjes.

FORMACIONI

Duke pasur parasysh faktin se përballë është një rival modest, ashtu siç u tha edhe në konferencë për shtyp, trajneri Silvinjo është i prirur të bëjë disa ndryshime. Plot 6 pritet të jetë numri i ndryshimeve të bëra nga Silvinjo, në krahasim me sfidën e fundit.

Në mesin e shtyllave pritet të luajë Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti. Mesfusha përbëhet nga Ramadani dhe Bare.

Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi prapa shpinës së tij. Pra, Strakosha, Balliu, Bare, Muçi, Uzuni dhe Daku, pritet të jenë 6 futbollistët e rinj që mund ta nisin nga minuta e parë duelin ndaj Ishujve Faroe, që do të jetë dhe i fundit në grupe.

/Zëri.ai 

 

 

 

 

 

 

Poll

MOS HUMB