Qytetërim

Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori?

Miqtë e saj ngritën shqetësime për “mënyrat kontrolluese” të West dhe i kërkuan Censorit “të zgjohej”.

f.t
Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori?
Kanye West dhe Bianca Censori

SHBA- Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori thuhet se janë ‘në një pushim’ pasi Bianca u kthye në heshtje në Australi dhe është parë duke festuar pa burrin e saj. Kjo vjen pasi familja e shqetësuar dhe miqtë e ngushtë thuhet se kanë shfrytëzuar rastin për të organizuar një “ndërhyrje”. Page Six raporton se çifti kanë jetuar të ndarë që nga mesi i tetorit dhe një burim i tha gazetës se familja e Censorit e ka pyetur atë "nëse martesa me të ishte vendimi i duhur".

Nga ana tjetër miqtë e saj ngritën shqetësime për “mënyrat kontrolluese” të Ye dhe i kërkuan Censorit “të zgjohej”. Kanye tha se ata kanë marrë një pushim që nga mesi i tetorit dhe fokusi i tij i vetëm për momentin është muzika.  Kanye dhe Bianca e kaluan verën në Evropë ku ajo u fotografua shpesh me veshje të guximshme dhe të çuditshme. Ajo u shfaq me rroba pothuajse nudo gjë që bëri që shumë fansa të spekulonin se Kanye mund të kontrollonte veshjet e saj. Kanye thuhet se 'kontrollon gjithashtu ushqimin e saj ajo ha', një mënyrë kjo si ajo me Kim Kardashian.

Censori dhe reperi kanë qenë të pandarë që kur u martuan në dhjetor 2022. Gjithsesi ndërkohë që dyshja po kalojnë kohë të ndarë, asnjëri nuk ka dorëzuar asnjë lloj dokumenti divorci. 

 

Poll

MOS HUMB