Qytetërim

Shakira mund të dënohet me 8 vite burg

Çështja bazohet në pretendimin se në vitet 2012-14 Shakira kaloi më shumë se gjashtë muaj si banore e Spanjës, gjë që e bën atë përgjegjëse sipas ligjit të vendit, një pretendim që ajo e mohon.

f.t
Shakira mund të dënohet me 8 vite burg
Shakira

SPANJË-Shakira do të dalë në gjykatë në Barcelonë të hënën me akuzën e mashtrimit të autoriteteve spanjolle prej 14.5 milionë euro. Këngëtarja 46-vjeçare mund të përballet me deri në tetë vjet burg dhe një gjobë prej 24 milionë euro nëse shpallet fajtore, shkruan The Guradian.

Çështja bazohet në pretendimin se në vitet 2012-14 Shakira kaloi më shumë se gjashtë muaj si banore e Spanjës, gjë që e bën atë përgjegjëse sipas ligjit të vendit, një pretendim që ajo e mohon. Për të vërtetuar se ajo ishte banore në Spanjë, prokuroria thirri 117 dëshmitarë, mes të cilëve parukierë, teknikë studiosh, mësuese kërcimi, terapiste, estetiste, gjinekologë si dhe shofer të saj.

Këngëtarja akuzon autoritetet tatimore për drejtimin e një fushate për të “njollosur imazhin e saj” dhe përdorimin e emrit të saj për të sjellë në pajtueshmëri taksapaguesit e tjerë spanjollë, ndërsa prokuroria pretendon se ajo synoi qëllimisht të mashtrojë thesarin duke fshehur të ardhurat e saj në parajsat fiskale. 

Poll

MOS HUMB