Qytetërim

Ndeshja/ Silvinho: Të qëndrojmë në krye të grupit

Trajneri i Shqipërisë Silvinho deklaroi se Kombëtarja ka për synim të mbajë vendin e parë në grup. Ndërsa, futbollisti Keidi Bare tha se duhet që ecuria pozitive të vijojë edhe përtej kualifikueseve.

D.XH
Ndeshja/ Silvinho: Të qëndrojmë në krye të grupit
Silvinho

TIRANË – Trajneri i Kombëtares Shqiptare Silvinho dhe futbollisti Keidi Bare kanë dalë në një konferencë për mediat, përpara ndeshjes së ekipit tonë kombëtar me Ishujt Faroe.

Silvinho theksoi se Shqipëria synon që të qëndrojë në krye të Grupit E. Ai shtoi se në fushë do të jetë një formacion, ku lojtarët janë më të freskët, duke shtuar se kualifikueset duhet të mbyllen në mënyrën më të mire të mundshme.

"Vijmë në këtë sfidë në kushte shumë të mira. Dua të falënderoj shqiptarët dhe tifozët që na kanë mbështetur dhe kemi arritur këtu. Arritëm kualifikimin, festuam me tifozët dhe u kthyem këtu se kemi menduar. Ishujt Faroe kanë një ekip të forte. Objektivi ynë i dytë është të arrijmë vendin e parë në grup. Kjo na ofron lehtësira me shortin. Duhet të bëjmë një paraqitje sa më të mirë dhe ta mbyllim me fitore", tha Sylvinho.

Futbollisti kuq e zi Keidi Bare deklaroi se Shqipëria nuk duhet të kënaqet vetëm me kualifikimin, por duhet të avancojë më tej.

“Ende nuk kanë mbaruar kualifikueset. Akoma është fillimi për ne. Jemi të kualifikuar, e duhet të mendojmë të ardhmen. Duhet gjithashtu të mbajmë pozitën e parë. Nesër na pret një sfidë e rëndësishme. Duhet të vazhdojmë ëndrrën tonë dhe të bëjmë gjëra edhe më të mëdha”, deklaroi Bare.

Shqipëria, e kualifikuar tashmë në Euro 2024, pret nesër, më 20 nëntor Ishujt Faroe në Tiranë. Ekipi ynë kombëtar kryeson grupin E me 14 pikë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB