
ANGLI – Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe i Chelseas, Armando Broja ka reaguar në rrjetet sociale.
Ai shprehet se nuk ka asnjë krisje mes tij dhe Kombëtares. Broja shprehet se lajmet e këtilla janë thashetheme dashekeqe.
“Përshëndetje. I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon, duke thënë se nuk më interesin ekipi kombëtar dhe se unë e menaxheri im jemi konfliktuar, është gënjeshtër e plotë. Unë e dua Kombëtaren me gjithë zemër.
Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbisja 1 vit të Kombëtares, për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë e menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin.
Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë teksa kualifikohet në Europianin e Gjermanisë. Kam shumë respekt për gjithë lojtarët dhe stafin, por edhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua, jo sepse marrëdhënia jonë u prish, por sepse u lëndova e nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga dëmtimi i fundit. Inshallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja", shkruan futbollisti i Chelseas.

Broja theksoi se ai e respekton trajnerin, ndërsa ka uruar Kombëtaren për kualifikimin në Europianin e Gjermanisë. Armando Broja nuk ka luajtur me Shqipërinë më tepër se 1 vit, për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi./Zëri.ai/