Qytetërim

Sfidat në Euro 2024/ Broja tregon skemat: Nuk flasim me gojë, por me sy

Broja zbuloi lojtarët më të cilët kuptohet më mirë në fushë.

f.t
Sfidat në Euro 2024/ Broja tregon skemat: Nuk flasim me gojë, por me
Armando Broja

TIRANË-Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja ka treguar se si kuptohej me skuadrën gjatë ndeshjeve në kampionat. Broja i ftuar në emisionin “Kampionët”, zbuloi lojtarët më të cilët kuptohet më mirë në fushë, ku mes tyre veçoi Mitajn.

Broja foli gjithashtu edhe për dy rastet që kishte për shënim ndaj Spanjës. Për rastin e parë, sulmuesi deklaroi se u çudit si e priti portieri i Spanjës, të cilin e quajti si kangur.

“Në fushë më mirë kuptohem me Mario Mitaj, jemi shumë mirë. Nuk flasim me gojë, por me sy. Me Gjimshitin po ashtu. Me Muçin, me Asllanin gjithashtu. Te rasti i parë ndaj Spanjës, nuk e dija ku ndodhej portieri. Në Angli, tregon shoku i skuadrë, nëse kam kohë për ta kontrolluar, por aty nuk dëgjova asgjë dhe gjuajtja direkt. Kur më pasoi Asllani, mendova se kishte dalë portieri, por kur gjuajtja dhe e pashë që ishte aty, s’kisha çfarë të bëja. Te rasti i dytë nuk kisha shumë kohë, ishte instinkt, vetëm për t’i rënë topit. Raya e njoh nga Arsenali dhe u çudita si e priti atë rastin e parë. E kapi si kangur.”, u shpreh Broja.

Shqipëria zhvilloi ndeshjen e fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Në stadiumin “Dusseldorf Arena” triumfuan iberikët me rezultatin minimal 1-0 teksa sfidën e vendosi Ferran Torres me golin e tij në minutën e 13-të të pjesës së parë. Pas kësaj disfate mbyllet edhe rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” u mbyll me një barazim ndaj Kroacisë dhe dy humbje ndaj Italisë dhe Spanjës./ZËRI

Poll

MOS HUMB