
SHBA- Selena Gomez u bë e famshme dhe një yll që fëmijë në Barney dhe Disney Channel, por së fundmi ka një tjetër rol, është miliardere!
Aktorja dhe këngëtarja 32-vjeçare ka grumbulluar një pasuri me vlerë 1.3 miliardë dollarë, sipas Bloomberg. Pasuria e saj është rritur kryesisht nga kompania e saj e kozmetikës Rare Beauty, të cilën ajo e themeloi pesë vjet më parë.
Suksesi i markës e ka bërë atë një nga femrat më të reja në moshë, ‘selfmade’, duke e renditur krah Taylor Swift dhe Rihanna.
Rare Beauty u bë e njohur për blushin kremoz dhe nuancën e buzëve që kanë pasur sukses viral në mediat sociale, duke realizuar shitje neto prej 400 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.
Gomez ka përfituar gjithashtu dhjetëra miliona dollarë nga marrëveshjet e me kompani si Louis Vuitton, Coach dhe Puma.
Ajo tha fitoi të paktën 6 milion dollarë në sezon nga "Only Murders in the Building".
Pavarësisht suksesit të saj në ekran dhe muzike, duke përfshirë nominimet e shumta për çmimet Emmy dhe Grammy, këto arritje llogariten për një pjesë relativisht të vogël të pasurisë së saj, tha Bloomberg.
Gomez, e lindur në Teksas, ka kaluar gati tre dekada në sytë e publikut, ku përveç suksesit, janë ekspozuar dhe të dashurit e problemet shëndetësore - duke përfshirë diagnozat e çrregullimit bipolar dhe sëmundjes autoimune lupus.
Ajo ka shkruar për udhëtimin e familjes së saj në SHBA nga Meksika, duke filluar me tezen e saj "të fshehur në pjesën e pasme të një kamioni" dhe duke regjistruar këngë në spanjisht. Selena u bë femra më e ndjekur në botë në Instagram vitin e kaluar. Ajo numëron më shumë se 424 milionë fansa në platformë.