
ITALI- Elton John ka ndarë një moment të errët nga e kaluara e tij gjatë premierës së dokumentarit të tij të ri, "Elton John: Never Too Late", që u shfaq të premten në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Këngëtari 77-vjeçar përshkroi "rrugëtimin" e tij me përdorimin e drogës, ku përfshihej legjenda e Beatles, John Lennon.
Në dokumentar, John zbuloi se ai dhe Lennon, i cili u vra në dhjetor 1980, kishin konsumuar lëndë narkotike në një dhomë hoteli në Nju Jork rreth orës 2 të mëngjesit. Sipas People, momenti eskaloi kur Elton u bë paranojak nga një trokitje në derën e dhomës, duke pyetur në panik: "A është policia?"
“Pas pesë minutash më në fund e kuptova që ishte Andy Warhol,” shtoi John, duke kujtuar se Lennon, me humorin e tij të veçantë, tha: "Jo faleminderit. Kjo ishte pjesa argëtuese e kokainës."
Elton John, i cili ka folur publikisht për betejën e tij me varësinë nga droga, e ka përshkruar këtë si një nga "keqardhjet më të mëdha" të jetës së tij.
“Keqardhja ime më e madhe ishte përdorimi i drogës por, duke thënë këtë, e gjithë dhimbja, sjellja e keqe dhe urrejtja ndaj vetvetes më çuan në këtë pikë ku jam tani.”
Elton John e ka kapërcyer varësinë dhe në korrik 2020 festoi 30 vjetorin e tij si i “pastër.”/ ZËRI