Qytetërim

Tronditëse për aktoren e njohur të “Hollywood”, i vdes nëna pak orë përpara se të fitonte çmimin në Festivalin e Filmit

Në vitet e fundit, Kidman ka folur për shëndetin e dobët të nënës së saj, duke treguar në vitin 2022 se ajo ishte në Australi "kryesisht për t'u kujdesur për nënën dhe për të qënë me nipërit e saj".

M.M
Tronditëse për aktoren e njohur të “Hollywood”, i
Nicole Kidman dhe nena e saj

ITALI- Nicole Kidman zbuloi se nëna e saj, Janelle Kidman, ndërroi jetë vetëm disa orë përpara se Nicole të fitonte çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Venecia të shtunën.
Aktorja Kidman tha në një deklaratë se duhej të largohej nga festivali për të qenë pranë familjes së saj dhe nuk ishte në gjendje të pranonte personalisht çmimin për rolin e saj në filmin Babygirl.
Regjisorja e filmit, Halina Reijn, lexoi deklaratën pas shpalljes së Kidman si fituese.

“Sot mbërrita në Venecia për të zbuluar se nëna ime e bukur dhe e guximshme, Janelle Ann Kidman, sapo ka ndërruar jetë,” thuhej në deklaratë. “Jam në shok dhe duhet të shkoj pranë familjes sime, por ky çmim është për të. Ajo më ka formuar, më ka udhëhequr dhe më ka bërë ajo që jam. Jam tepër mirënjohëse që përmes Halinës mund t’ua bëj të njohur emrin e saj të gjithëve. Përplasja mes jetës dhe artit është zemërthyese dhe zemra ime është e thyer.” raporton Dealy Beast.

Në vitet e fundit, Kidman ka folur për shëndetin e dobët të nënës së saj, duke treguar në vitin 2022 se ajo ishte në Australi "kryesisht për t'u kujdesur për nënën dhe për të qënë me nipërit e saj".
“Jam në një moment ku më është dhënë mundësia ta shoh botën ndryshe, për shkak të lidhjes sonë të afërt. Nëna ime po më jep mundësinë ta shoh botën përmes syve të një gruaje 81-vjeçare. Kjo është shumë e vlefshme tani sepse ajo është plotësisht e vetëdijshme. Ajo i ka të gjitha aftësitë mendore dhe nuk ka humbur asgjë. Nuk ka humbur asnjë kujtim, çka është magjepsëse, dhe është jashtëzakonisht e ndritur.” tha ajo.

Kidman vjen nga një familje e lidhur ngushtë dhe ka treguar për dhimbjen që ndjeu kur babai i saj, Dr. Antony Kidman, ndërroi jetë papritur në vitin 2014 gjatë një vizite te motra e Kidman-it, Antonia, dhe gjashtë fëmijët e saj në Singapor./ ZËRI

Poll

MOS HUMB