Qytetërim

Sara sqaron 'marrëdhëniet' pas daljes nga BBV: Me boksierin kam 5 muaj që jam ndarë

Sara komentoi edhe deklaratën nga Stresi në lidhje me boksierin dhe për lidhjen me Bardhin.

f.t
Sara sqaron 'marrëdhëniet' pas daljes nga BBV: Me boksierin
Sara Gjordeni dhe Jurgen Uldedaj

TIRANË-Pas përjashtimit nga  shtëpia e Big Brother Vip, Sara Gjordeni ka bërë daljen e parë publike në “Shqipëria Live”. Ish-konkurrentja foli për herë të parë për boksierin, Jurgen Uldedaj, duke sqaruar përfundimisht marrëdhënien me të.

“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ”nëse del single unë do jem duke të të pritur”. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.

Po ashtu Sara komentoi edhe deklaratën nga Stresi në lidhje me boksierin dhe për lidhjen me Bardhin.

Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.

Ndërkohë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Sara ka rrëfyer për lidhjen e lënë pezull jashtë me boksierin Jurgen Uldedaj. Sara ka deklarua se nuk i ka sqaruar akoma përfundimisht gjërat me atë dhe ndihej keq që ai i sheh situatat e krijuara me Bardhin dhe afrimitetin mes tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB