
Dafina, Luiz, Ledri
KOSOVË- Këngëtari Luiz Ejlli po kalon kohë të mirë në Kosovë dhe sigurisht që ka informuar ndjekësit dhe fansat e tij me të rejat më të fundit. Ai ka trazuar rrjetin me vetëm dy postime të bëra së fundmi në Instagram ku shfaqet krahë dy artistëve më të spikatur në Kosovë dhe njëkohësisht ish-partnerë.
Ejlli, ka postuar një foto me këngëtaren Dafina Zeqiri edhe pse nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për takimin e tyre. Disa minuta më vonë, ai ka postuar një video me këngëtarin Ledri Vula.
Tre artistët diçka po paralajmërojnë për publikun. Mos ndoshta Luizi do të bëjë bashkë ish-partnerët në një bashkëpunim të ri muzikor mes të treve?
Mbetet për t’u parë në vijim, nëse ky ishte thjesht një takim rastësor apo diçka më shumë
Poll