
TIRANË- Sara Hoxha është kthyer në një nga personazhet VIP më të komentuar ditët e fundit. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku për herë të parë e shohim dhe si aktore.
Por ajo që ra në sy nga prezenca e saj në Pallatin e Kongreseve dhe kalimi në tapetin e kuq ishte se ajo dukej paksa e mërzitur, mbase dhe për shkak të ngjarjeve të fundit dhe debatit Ledri-Sara-Dafina.
Por Sara ka treguar se pas mungesës së buzëqeshjes fshihet diçka tjetër. Ajo ka treguar se ka bërë një ndërhyrje sipër buzëve.
Sara Hoxha: Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cilia shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen. Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet.
Sa i përket debatit të fundit Ledri-Sara-Dafina, Sara Hoxha në një prononcim për Zëri.ai ka treguar se nuk ndihet si në trekëndësh dhe se është e lumtur me familjen e saj./Zëri.ai