
Berat Gjimshiti shprehet se djemtë kuqezi janë gati për t'u përballur me Çekinë. Përqendrimi në grup është maksimal, ndërsa euforinë ai nuk e shikon si problem. Mbrojtësi pret të njëjtën ndeshje si më 7 shtator në Pragë, ndërsa nuk i trembet kualiteteve çekë. Gjimshiti i konsideron të tria sfidat e mbetura të këtyre kualifikueseve si finale.
Objektivi fitorja: Që momenti do të vinte, nuk e di. Ndoshta kështu e shihni ju. Në futboll duhet të fokusohesh ndeshje pas ndeshje. Momenti është shumë i bukur, i vështirë, por jemi gati të përballemi për këtë ndeshje
Rreziku eufori: Euforia është më shumë nga jashtë, sesa nga brenda. Ne i dimë vlerat e kundërshtarit, i dimë vlerat tona. Çdo ndeshje ka vështirësinë e vet, do të jetë e vështirë. Sërish besoj në kualitetin tonë, në ekipin tonë. Përballemi me maksimumin, do japim gjithçka nesër.
Mungesa e Ismajlit: Është një mungesë për të gjithë skuadrën. Gjithsesi kemi lojtarë që janë me vite në kombëtare, që luajnë qendërmbrojtës. Besoj se s’ka për të qenë problem, sidomos për mua, pasi nuk është se i besoj njërit shumë apo tjetrit. Të gjithë lojtarët që luajnë me mua janë njësoj. Besoj se do ia dalë mirë kush luan.
Krahasimi: Çekia është një skuadër shumë fizike, që luan shumë me krosime dhe në goditje standarde janë shumë të rrezikshëm. Besoj se do jetë e pothuasje e njëjta ndeshje. Ata kanë shumë kualitet, sidomos individualisht. Nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin atje. Ata kishin më shumë raste se ne, por ia dolëm. Ta shikojmë, ndoshta kemi ne më shumë raste dhe të japim gjithçka t’i shënojmë ato raste.
Goli i artë: E pashë sot në Instagram, që ishte tetë vite më parë. Më duken edhe më shumë. Shpresoj, le ta shohim. Nëse nuk jam unë, të shënojë ndonjë tjetër, nuk është problem. Më rëndësi ka Kombëtarja, kush shënon nuk ka rëndësi. Suksesi i Kombëtares është i pari, pastaj vijnë të tjerët.
Ndjesia: Ndjesi të veçantë, them që po. Atëherë isha në kualifikuese, por nuk shkova. Nuk e di, do shohim në vazhdimësi. Është ndeshje e vështirë, kemi tre ndeshje të vështira, janë të gjitha vendimtare. Do japim maksimumin, jo vetën te kjo ndeshje, por edhe te dy të tjerat që vijnë pastaj. Do shohim ndeshje pas ndeshje, uroj t’ia dalim.
Festa në Preshevë: Do vij edhe nëse ndodh e kundërta, pasi kam gjyshërit atje, vij me qejf atje se kam njerëzit e mi, familjen time. Kohët e fundit kam pasur më pak kohë, pasi kur bëhesh me fëmiljë nuk ke shumë. Besoj se do i vijë radha./Zëri.ai