
Stadiumi Air Albania
TIRANË- Kur na ndajnë vetëm 24 orë nga ndeshja e shumëpritur me Çekinë, Federata Shaqiptare e Futbollit ka një surprizë për të gjithë ata që do e ndjekin ndeshjen në stadiumin Air Albania.
Në secilën karrige është vendosur nga një plis, simboli shqiptar, i cila ka të qëndisur shqiponjën dy krenare. Zëri.ai ka siguria pamjet nga brenda stadiumit.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për kualifikimin në ‘’Euro 2021’’. Kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në grup me 10 pikë. Ndërsa Çekia është në vendin e dytë me tetë pikë.
Federata Shqiptare e Futbollit të njëjtën "taktikë" përdori dhe në ndeshjen për në kualifikimin "Euro 2016", ku slogani ishte "Me plis për në Paris"./Zëri.ai
Poll