Qytetërim

Sabiani ‘hyn’ në Big Brother 3, shokohen banorët

Një lojë e vëllait të madh duket se nuk është pritur dhe me aq humor nga ana e banorëve

E.K
Sabiani ‘hyn’ në Big Brother 3, shokohen banorët
Klipi i Sabianit

TIRANË- Mbrëmjen e djeshmje nisi edicioni i 3-të i Big Brother VIP, ku në natën e parë u bënë pjesë 18 konkurentë, një pjesë e emrave të të cilëve ishin bërë publikë dhe me herët në media.

Në fund të programit pati një moment gazmor, teksa banorëve iu bë një lojë nga vëllai i madh, me klipin e Sabianit që do të merrte sërish pjesë në këtë emision. Një pjesë e banorëve mbetën të shokuar nga klipi dhe nuk e kuptuan në fakt që ky ishte një rreng nga vetë produksioni.

Sabiani kishte premtuar vitin e kaluar se do të hynte dhe në sezonin e tretë, mirëpo kjo ishte vetëm në formën e një klipi për të trazuar banorët.

Sezonin e fundit, pasi hyri për t’iu bashkuar vajzës së tij, Kejsit, ai premtoi me shaka se do hynte dhe në edicionin e tretë. Nga ana tjetër spektakli i mbrëmjes së djeshme solli një sërë personazhesh në lojë, që premtojnë të dhurojnë spektakël. /Zëri

 

Poll

MOS HUMB