Qytetërim

Sa fitojnë aktorët turq? S'ua merr mendja shumat, janë astronomike

Aktorët turq marrin një tarifë të paracaktuar për çdo episod. 

k.m.
Sa fitojnë aktorët turq? S'ua merr mendja shumat, janë
Foto ilustruese

TIRANË- Ka gati 10 vjet që kur telenovelat turke kanë pushtuar Ballkanin dhe të gjithë botën. Kjo gjë do të thotë para për aktorët që luajnë në këto filma. Yjet më të mëdhenj të serialeve turke fitojnë deri në një milion euro në vit, shifër që i rendit ata në mesin e aktorëve më të paguar evropianë.

Aktorët turq marrin një tarifë të paracaktuar për çdo episod. 

Sulejmani vlen miliona

 

Sa fitojnë aktorët turq? S'ua merr mendja shumat, janë
Halit Ergenç

 

Disa nga aktorët më të shtrenjtë turq janë Halit Ergenç ("Sulejmani i Madhërishëm") dhe kolegu i tij Burak Özçivit ("Dashuri e pafund"). Ata marrin 25 mijë euro për episod dhe të ardhurat mujore kapin 100 mijë euro.

 

Sa fitojnë aktorët turq? S'ua merr mendja shumat, janë
Burak Özçivit

 

Haliti dyshohet se ka mbledhur tre milionë e gjysmë euro vetëm me rolin e Sulejmanit, të cilin e ka luajtur në 139 episode! Të ardhurat që ky serial ka mbledhur konsiderohen si fitimet më të mëdha ndonjëherë. Kur këtyre të ardhurave i shtohen edhe tarifat e reklamave, aktorët turq marrin disa milionë euro në vit.

Burak u bë i famshëm si "Bali Beu", por vetëm pak vite më parë mori të ardhurat që Ergenc e "fuste në xhep" prej gati një dekade. Për këtë kontribuoi më së shumti hiti televiziv “Dashuri pafund”, si dhe seriali që po xhirohet aktualisht “Themeluesi: Osman”.

 

 

Sa fitojnë aktorët turq? S'ua merr mendja shumat, janë
Kivanc Tatlitug
Sa fitojnë aktorët turq? S'ua merr mendja shumat, janë
Kenan Imirzalioglu

Menjëherë pas kësaj dyshe vijnë Kivanc Tatlitug ("Dashuri dhe hakmarrje") dhe Kenan Imirzalioglu ("Ezel", "Karadaji"). Kjo dyshe merr 20 mijë euro për episod, dhe 80 mijë euro në muaj. Kolegu i tyre më i ri Can Jaman, heroi i serialit “Ëndërrimtar”, konsiderohet si një nga aktorët më të shtrenjtë të gjeneratës së re. Tarifa e tij për episod është 10,000, ose 40,000 euro në muaj.

Sa fitojnë aktorët turq? S'ua merr mendja shumat, janë
Can Jaman

Edhe aktohet nuk ankohen

Në “kampin” e femrave çmimet janë pak më të ulëta, por edhe aktoret e njohura nuk janë shumë prapa kolegëve meshkuj.

Sa fitojnë aktorët turq? S'ua merr mendja shumat, janë
Cansu Dere

Për të punësuar Cansu Dere ("Forca"), Fahrije Evcen ("Kur gjethet bien"), Beren Sat ("Nderi i humbur") dhe Serenay Sarıkaya - do të duhet t'i jepni 60,000 euro në muaj. Këto zonja “kushtojnë” 15 mijë euro për episod. 

Sa fitojnë aktorët turq? S'ua merr mendja shumat, janë
Hande Erçel

Hande Erçel është aktorja më e paguar e re turke, e ndjekur nga Demet Ozdemir. Të dyja konsiderohen si yjet e reja në ngjitje në serialet turke. Këto dy vajza marrin 10 mijë euro për episod dhe të ardhurat e tyre mujore janë 40 mijë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB