Qytetërim

"RTK" i ndaloi transmetimin e emisionit/ Adelina: Besoj në liri! Kam kënduar nën hundët e milicisë serbe

Në një postim në "Instgram", këngëtarja nga Kosova njofton fansat se emisioni do të publikohet nesër në faqen e saj në Facebook, pasi siç është shprehur beson ende në liri dhe Adelinën e cila që e vogël këndonte nën hundët e milicisë serbe.

a.l
"RTK" i ndaloi transmetimin e emisionit/ Adelina: Besoj në liri!
Drilon Gashi dhe Adelina Ismajli

KOSOVË-  Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka njoftuar së fundmi se është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK, ku i ftuar ishte edhe teologu Drilon Gashi. Në një postim në "Instgram", këngëtarja nga Kosova njofton fansat se emisioni do të publikohet nesër në faqen e saj në Facebook, pasi siç është shprehur beson ende në liri dhe Adelinën e cila që e vogël këndonte nën hundët e milicisë serbe.

“Miq të mi. Emisionin e plotë “Show i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen”, shkruan ajo.P

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel)

Më herët një reagim ka ardhur edhe nga teologu Drilon Gashi i cili thotë se ky vendim nga stafi editorial i RTK-s u mor për shkak të çështjes gjyqësore në të cilin kishte qenë i përfshirë ai shtatë vjet më parë. Gashi ka qenë i akuzuar asokohe për dhunë në familje, ndërsa ishte dënuar për këtë vepër penale nga Gjykata Themelore e Pejës. Ende nuk dihet nëse anulimi i këtij episodi ka të bëjë me të shkuarën e Gashit dhe nëse do të vazhdojë transmetimi i emisionit të këngëtares Ismaili./ZËRI

Poll

MOS HUMB