Qytetërim

Rrëfimi i veçantë i Sylvinhos për “The Guardian”: Nuk mund të gaboja kur zgjodha Shqipërinë

Trajneri ka folur më shumë për përjetimin e tij i trajner i kuqezinjve, çfarë i ishte dashur të bënte dhe çfarë ishte në lojë për ekipin, por edhe për të personalisht.

f.t
Rrëfimi i veçantë i Sylvinhos për “The
Sylvinho

GJERMANI- Silvinjo e di mirë që ai me Shqipërinë ka qenë një bast i fituar për të. Këtë e ka pranuar vetë trajneri i kuqezinjve në një intervistë të dhënë për “The Guardian”, ku ka folur më shumë për përjetimin e tij i trajner i kuqezinjve, çfarë i ishte dashur të bënte dhe çfarë ishte në lojë për ekipin, por edhe për të personalisht.

Ai ka shpjeguar se çdo gjë niste nga dëshira e tij e vazhdueshme për t’u përmirësuar, gjë që e bënte gjithmonë një person që nuk gjente qetësi as në momentet kur duhej t’i gëzohej asaj.

“Unë asnjëherë nuk jam i qetë. Lojtarë e dinë, federata e di, presidenti e di. Mbrëmja e Krishtlindjeve, fundi i vitit, normalisht ti e rifillon punën në janar. Por gjatë gjithë kohës unë jam duke menduat se si mund të kalojmë grupin. Si mund të luajmë ndaj Italisë? Si mund të luajmë kundër Kroacisë? Çfarë do të bëjmë kundër Spanjës? Duhet të gjesh një mënyrë se si të shkurtosh distancën mes tyre dhe nesh. Si? Duhet të punosh”, tregon fillimisht Silvinjo, i cili pranon se sa i rëndësishëm kishte qenë ky “bast” për të, pas eksperiencave aspak të suksesshme të Korinthians dhe Lion.

“I thashë asistentit tim, Doriva “Unë duhet të tregohem i zgjuar, nuk mund të bëj një gabim, pasi nëse bëj një zgjedhje të gabuar, do të jem në telashe”, shpjegoi ai, duke zbuluar pse insistoi që të jetonte në Tiranë me stafin e tij.

“Duhet të njohësh njerëzit, unë nuk më të vij e thjesht të shfaqem këtu 10 ditë para një ndeshje. Llojin e atmosferës që e sheh këtu, jam absolutisht i sigurt që transmetohet në fushë”.

Silvinjo tregoi se lojtarët e Shqipërisë janë të jashtëzakonshëm në aspektin e mësimit dhe dëshirës për të punuar taktikisht.

“Teknikisht janë të shkëlqyer, ata kanë diçka ndryshe dhe mund ta tregojnë në fushë. Ata nuk janë lojtarë të tipit që dalin aty në fushë, rreshtohen 4-4-2 dhe kur nuk kemi topin nuk kemi pse të bëjmë diçka speciale. Ata e pëlqejnë anën taktike, ata e kuptojnë punë e lodhshme, por ata gjithashtu pëlqejnë që të kenë hapësira për të krijuar dhe duhet t’i lejosh ta bëjnë këtë. Punohet çdo ditë, 10 apo 12 orë, pastaj ndoshta del për darkë dhe sheh një ndeshje më pas,. Edhe për mua ka qenë një sfidë e madhe. Por ti beson te taktika, te hapësira për lojtarët e mirë, te lojtarët e U21 dhe të brezi i vjetër. Të jep me të vërtetë kënaqësi” tha braziliani.

Ndeshja e parë me Italinë? Një ndeshje mbresëlënëse, një sfidë e madhe dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Nuk ke pse e fillon turneun duke u shqetësuar për 3, 4, 5 apo 6 pikë, pasi ka të bëjë me çdo ndeshje. Ndeshja e parë do të jetë shumë e rëndësishme, por kështu do të jenë edhe të tjerat.

"Janë tre ndeshje, 90 minuta secila dhe çdo gjë mund të ndodhë në atë periudhë. Mund të ndryshosh jetën tënde në atë kohë, mund ta bësh me të vërtetë. Njerëzit thonë “Mister, qetësohu, qetësohu”. Por unë nuk mundem. Është detyra ime të sigurohem që do të mundohemi në maksimum që të bëjmë diçka speciale”, tha Silvinjo në intervistën e tij

Poll

MOS HUMB