SHBA- Robert De Niro ka treguar se po bën gjithçka që mundet për të qenë një baba i mirë për shtatë fëmijët e tij, por pranon se “familja është e komplikuar”. Aktori 81-vjeçar në një intervistë ka komentuar jetën e tij personale dhe të porsalindurin e tij me partneren Tiffany Chen, Jia, e cila është vetëm 19 muajsh.
Ylli i filmit "Kumbari" ka gjashtë fëmijë të tjerë: Drena, 56 vjeç, dhe Rafael, 47, të dyja me ish-gruan Diane Abbott; Elliott, 25 vjeç dhe Helen, 12, me ish-gruan Grace Hightower, dhe binjakët Aaron dhe Julian, 28 vjeç me Tuki Smith.
Në intervistën e tij për "The Times", ai tha: Familja ime është kaq e ndërlikuar. Mundohem të bëj më të mirën (si baba), kjo është e gjitha. Shpresoj që ata të jenë të lumtur. Zgjohem herët. Unë kam një fëmijë 19 muajsh. I kaloj mëngjeset e mia duke parë Youtube me të dhe duke e ushqyer me biberon. Është një fëmijë kaq i adhurueshëm. Kaq e ëmbël.
Po ashtu, zbuloi se edhe fëmijët e tij më të mëdhenj “çmenden" për më të voglën e shtëpisë. Madje edhe nipërit dhe mbesat e tij./ZËRI