Qytetërim

Akuzat e mbesës! Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun: M’u hap punë te hoteli

Për t'ju përgjigjur akuzave, aktori ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke zhvilluar në një bisedë telefonike me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku.

k.m.
Akuzat e mbesës! Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me
Herion Mustafaraj dhe Parashqevi Simaku

SHBA- Aktori Herion Mustafaraj, ka reaguar pas akuzave të familjes Simaku se ai e kishte shqetësuar këngëtaren e njohur dhe i ishte futur në dhomën e hotelit pa u lejuar nga personat që sot po kujdesen për të. Për t'ju përgjigjur akuzave, aktori ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke zhvilluar në një bisedë telefonike me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku. Në videom që tashmë Mustafaraj e ka hequr nga rrjetet e tij sociale, aktori i tregon asaj se ka probleme për shkak të deklaratave të mbesës së këngëtares, se ai ishte futur me kartën e punës në dhomën e hotelit ku është akomoduar prej më shumë se një muaj.

Ndërkohë, Parashqevia tregon se djali i saj Luka, është shfaqur i trembur pas takimit me të dhe vetëm qan. Të dy shkëmbejnë një bisedë të shkurtër, por mesa duket pasi e ka publikuar, aktori ka vendosur ta fshijë nga rrjtet sociale. 

BISEDA MES TYRE:

Herjon Mustafaraj: Po unë ta thashë ty, o zemra...birit t'i ia merr telefonin dhe thuaj se dua të flas me Herionin. Ti e pe çfarë na bëri aty
Parashqevi Simaku: Unë biles thashë që të shkojmë tek Fadili këtu, ku ishte një studio regjistrimi që të shkojmë dhe të bëjmë një incizim
Herjon Mustafaraj: Po, hajde ikim!
Parashqevi Simaku: Edhe Roberti të luajë pak kitarë, edhe Luka do që të qetësohet pak se ai vetëm qan, është shumë i trembur.
Herjon Mustafaraj: Ej dëgjo, mos ata kanë dalë pak me Robertin...Vivi dëgjo vëllain, unë nuk kam bërë organizime dhe nuk e di kanë apo nuk kanë dhomë ata. Sepse mu hapën pak punë mua tek hoteli, sepse dolën ca llafe që ishin të padëshiruara, që nuk kishin ndodhur dhe u shpikën. Unë kam shumë probleme zemër, më kupto Herionin. Unë mund të jem me ty çdo sekondë, unë nuk e kam problem fare, e kam dashuri dhe dëshirë.
Parashqevi Simaku: Ai sapo foli me Robetin dhe i tha shko qetësohu në dhomë dhe do të shihemi më pas sapo të vijë avokati.

Kjo video vjen si përgjigje për deklaratat që ka bërë mbesa e këngëtares, Ina Simaku, e cila pak ditë më parë akuzoi aktorin se po cënonte këngëtaren. Sipas saj, aktori e gënjente hallën e saj, madje dhe i ishte futur në dhomën e hotelit pa leje. Si pasojë e këtyre veprimeve, Ina Simaku tha se halla e saj kishte pësuar një krizë emocionale dhe nuk ishte në gjendje të mirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB