
TIRANË- Robert Aliaj Dragot, banori i ri i “Ferma VIP” ka folur për herë të parë për jetën e tij si emigrant në Greqi. Në një rrëfim me banorët e tjerë të fermës, ai tregoi se ka jetuar për 6 vite në shtetin fqinjë, por gjatë kohës që ishte atje u arrestua.
“Kam jetuar gati 6 vjet në Greqi, ia kam kaluar shumë mirë. Kam pasur lidhje të mira shoqërore, deri sa më ftuan në një emision televiziv. U ftova për intervistë, ku në studio ndodhej edhe një prift, i cili denigroi gjatë intervistës. Më foli në një gjuhë shumë raciste, me një diskriminim të pastër. I thashë ti je prift je “njeri i Zotit”, ti predikon paqe, por po flet me urrejtje, ti nuk je “anti-shqiptar”, por “anti-grek”. Ishte një përplasje shumë e madhe dhe pasi mbarova intervistën u arrestova. Videoja nuk ekziston më sepse bëhet fjalë për vitet 1994, por ishte një intervistë që bëri bujë në ato kohë, u pa nga shumë shqiptarë që jetonin në Greqi,”- tha ai.
Pikërisht kjo ngjarje e shtyu që të largohej nga Greqia. Më shumë për faktin se efektivët grekë i kishin dhunuar të birin, Kristin.
“Jam trajtuar shumë keq. Kristin e masakruan, ishte 5 vjeç. Ndërsa gazetarin e BBC-së i bën 62 fraktura në kokë. Unë nuk isha në shtëpi kur ndodhi kjo,”-shtoi ai./ZËRI